Multimedia & Consulting
Multimedia ku në fokus kemi animacionin, është një proces kompleks dhe i gjatë - por shumë i këndshëm. Me ndihmën e
Animacioneve, edhe konceptet komplekse bëhen të lehta për t'u kuptuar, dhe kjo i mban vizitorët tuaj të angazhuar dhe rrit një lloj interesi për faqen tuaj të internetit. Video-t e animuara padyshim që bëjnë një ndryshim të madh në prezantimin e biznesit tuaj në një faqe interneti.
Në FutureBlock çdo gjë bëhet me dashuri dhe vëmendje deri në detajet më të vogla!
- Ne besojme se multimedia është mjeti më i fortë me anë të cilit kuptojmë si të krijojmë më mirë
video, por gjithashtu njdekim një plan te mirëmenduar strategjik.
Krijimet kryesore që realizohen nga stafi ynë janë: - Editim Video
Editimi është arti dhe shkenca i cili bën bashkë pjesë levizëse të imazheve të ndryshme. - Editim Foto
Editimi i fotografive është një mënyrë e shpejtë dixhitale për të përsosur një imazh.
- 3D Animacion
Animacioni 3D është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar një ide duke përdorur imazhe moderne të krijuara nga kompjuteri. - Grafika Lëvizëse
Grafika Lëvizëse mund t'i referohet animimit të tekstit të një fjalimi, i cili njihet si tipografi kinetike ose grafika të thjeshta që mund të ndihmojnë në shpjegimin e një teme komplekse në një mënyrë të efektshme dhe të lehtë për t'u kuptuar.
Cilat janë përfitimet e krijimit të video-ve?
Po vihet re që përdoruesit po lexojnë më pak dhe po shikojnë më shumë. Videoja ju jep mundësinë për të komunikuar shpejt dhe me lehtësi, zgjidhjet në mediumin e preferuar të klientëve tuaj.
Po sikur të mos jem në Tiranë? A mundet FutureBlock të plotësojë nevojat e mia?
Bota e sotme e ka bërë gjeografinë të tepërt. Ne punojmë me klientë në të gjithë vendin dhe jashtë vendit. Video-konferencat, telefonatat konferenciale dhe postat elektronike, e bëjnë shumë të lehtë kryerjen e punës.
Çfarë përfshin konsultimi juaj fillestar?
Qëllimi i takimit tonë të parë është të njohim ju, biznesin tuaj dhe qëllimet tuaja. Ne duam të dimë gjithçka për biznesin tuaj, nga arsyeja pse keni filluar në radhë të parë, deri te cilat janë pikat tuaja më të forta. Nga atje, ne kuptojmë më mirë se nga vini dhe çfarë shpresoni të arrini me projektin aktual.
Agjencia Dixhitale Për Biznesin Tuaj
Bashkohuni me ne dhe merrni shërbimet më inovative për biznesin tuaj